Kryeministri Kovaçevski në seancën që do të mbahet nesër në Komisionin për çështje kushtetuese do të arsyetojë propozimin për ndryshimet kushtetuese. Shefi i opozitares VMRO-DPMNE, Mickoski tha se deputetët e kësaj partie do të jenë të pranishëm në seancat e Komisionit dhe në seancat plenare por do të votojnë kundër nevojës për ndryshim të Kushtetutës. Këtë ai e theksoi pasi që nesër edhe zyrtarisht fillon procedura parlamentare për ndryshimet kushtetuese.
“Nesër do të jemi atje të pranishëm dhe ja kur do të vendoset pika në rend të ditës, anëtarë të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të votojnë kundër. Kështu do të jetë edhe në seancën kur këto ndryshime kushtetuese të parapara sipas Komisionit të udhëhequr nga Caca Nikollovka janë dorëzuar në Parlament. Nuk e di cila ishte arsyeja dhe motivi për të vendosur përmbajtjen. Këto njerëz më shumë dëshirojnë edhe t’i shërbejnë Radevit dhe Bullgarisë, sesa popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë.”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.
Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen nga të gjithë deputetët që ia mendojnë të mirën këtij shteti, porositi nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në Summer Click në TV21.
“Sipas meje ndryshimet kushtetuese duhet të kalojnë dhe secili deputet duhet të votojë për to, secili që mendon për të mirën e shtetit dhe gjeneratave të ardhshme. Duhet edhe opozita jonë t’i dëgjojë me shumë vëmendje të gjitha detajet që na i dërgon faktori ndërkombëtar. Mua më shqetëson deklarata që e dëgjuam gjatë kësaj fundjave se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi, do të na ndajnë nga Shqipëria, atëherë Shqipëria do të vazhdojë përpara ndërsa ne do të mbetemi të bllokuar ose ndoshta do të kthehemi prapa.”- tha Sanja Llukarevska, nënkryetare e LSDM-së.
Në lidhje me paralajmërimin për ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria, Mickoski tha se ky do të jetë gabim, por nuk tregon se është i shqetësuar. Shtoi se në një rast të tillë i uron sukses Shqipërisë që do ta vazhdojë rrugën e saj europiane.
“Unë i uroj shumë suksese Shqipërisë dhe të gjithë të tjerëve dhe nëse këta burokratë e lejojnë këtë, do të bëjnë edhe një gabim historik. Ky popull ka dinjitet të tij dhe nëse ata mendojnë se duhet të udhëheqin politika të tilla, unë u uroj sukses të gjitha shteteve që do të shkojnë përpara ndërsa ne do të luftojmë që ta argumentojmë dinjitetin tonë.”- tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.
Me seancën e nesërme të Komisionit për çështje kushtetuese ku pika e vetme janë ndryshimet kushtetuese edhe zyrtarisht fillon procedura për ndryshimet e aktit më të lartë juridik të Komisionit që duhet të zgjasë 10 ditë.
Burimi: TV21