Me ndeshjen ndërmjet Skopjes dhe Sileksit, do të fillojë ndeshja e javës së XIII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Ndeshja do të zhvillohet nesër, duke filluar prej orës 13:00, transmeton Portalb.mk.
Të dielën do të luajë Struga Trim&Lum si mysafir i Rabotniçkit, ndërsa Shkëndija do të luajë kundër Akademija Pandevit.
Në të njëjtën kohë, duke filluar prej orës 13:00, do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Bregallnicës e Tikveshit, dhe ndeshja ndërmjet Pobedës dhe Makedonija Gj.P.
Shkupi këtë javë do të jetë i lirë, pasi sipas kalendarit vjetor ishte planifikuar të luajë kundër Renovës, ekip i cili u tërheq nga Liga e Parë pak para fillimit të sezonit 2022/23.
Ndryshe, në kryet të tabelës është Struga Trim&Lum me 26 pikë, Shkëndija me 23 pikë, ndërsa kampionët aktual Shkupi me 22 pikë.
Burimi: portalb.mk