Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të enjten më 28 nëntor do të mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3.
Kjo për shkak se në trasen e zgjerimit të kësaj rruge do të realizohet minimi i dytë i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.
“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në ora 17:00”, thuhet në njoftim.
Ndërprerja është e obligueshme për të gjitha automjetet dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik
“Luten pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfrytëzojnë rrugë alternative. Organi Mbikëqyrës “ERALD-G”, menaxheret përkatës, Operatori Ekonomik I Kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK” në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Burimi: botasot.info