Nesër 1-vjetori nga sulmet e Hamasit, Von der Leyen kërkon armëpushim në Gaza

October 6, 2024
1 minut lexim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dalë me një qëndrim për një vjetorin e 7 tetorit kur nisën sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

Në reagimin e saj, Von der Leyen tha se nuk mund të ketë asnjë justifikim për aktet terroriste të Hamasit, dhe se i dënon edhe një herë, dhe “në termat më të ashpër të mundshëm, ato sulme barbare”.

Ata sollën vuajtje të pamasë jo vetëm mbi popullin e Izraelit, por edhe mbi palestinezët e pafajshëm. Në këtë përvjetor tragjik, dua të nderoj viktimat. Bashkimi Evropian qëndron përkrah të gjithë njerëzve të pafajshëm, jetët e të cilëve janë shkatërruar deri në palcë që nga ajo ditë fatale”.

Ne përsërisim thirrjen tonë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, për lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe për t’i dhënë fund konfliktit. Ne mbështesim përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagimin e Von der Leyen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama për vrapimin: Mesazh i fuqishëm për parandalim të kancerit të gjirit

Story i radhës

Chelsea lëshon hapin, ndalet në barazim nga Nottingham Forest

Të fundit nga

Paratë po shkatërrojnë futbollin?

Inter-Atalanta u luajt sot në Arabinë Saudite. Ky takim i vlefshëm për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë u zhvendos jashtë Italisë për arsye të financave më të mira. Interi fitojë 2:0 dhe
ShkoLartë