Nesër 1 vit nga masakra e Hamasit, Presidenti Herzog: Izraeli vazhdon të kërkojë paqe me fqinjët!

October 6, 2024
min lexim

Nesër mbushet 1 vit nga masakra e Hamasit në Izrael, presidenti izraelit Isaac Herzog njoftoi se synon “të kapërcejë urrejtjen në rajon”.

Në një fjalim u shpreh:

Ne nuk e kemi braktisur dëshirën tonë të thellë dhe kërkimin e paqes me fqinjët tanë. Ne jemi një popull që kemi forcën për t’u ngritur kundër urrejtjes.

Herzog theksoi se nuk do të ndalen së besuari se një botë më e mirë është e mundur. Në të njëjtën kohë, kujtoi se plagët e njerëzve në vend ende nuk mund të shërohen plotësisht.

Pengjet ende po torturohen, ekzekutohen dhe vdesin në robëri. Izraeli vazhdon të përjetojë pasojat e sulmit brutal terrorist. Qindra mijëra njerëz të zhvendosur brenda vendit, ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre e në mbarë botën.

Antisemitizmi është shfaqur pas luftës së Gazës si rezultat i masakrës së Hamasit. Sulmi terrorist shkatërroi ndjenjën e sigurisë për njerëzit në Izrael dhe shteti hebre vazhdon të kërcënohet nga Irani dhe përfaqësuesit e tij. Për myslimanët, të krishterët e druzët në Izrael, si dhe hebrenjtë në mbarë botën ishte një vit plot vuajtje dhe shkatërrime.

Në prag të 1-vjetorit të masakrës së Hamasit në Izrael me rreth 1 mijë e 200 të vrarë e 250 të rrëmbyer e që çoi në luftën e përgjakshme në Gaza, mijëra izraelitë, sërish dolën në rrugë për të kërkuar lirimin e pengjeve të mbetur. Të afërmit e tyre akuzojnë kryeministrin Netanyahu për sabotim të marrëveshjes me Hamasin dhe përkulje ndaj kërkesave të partnerëve ultrafetarë e të koalicionit të ekstremit të djathtë.

Sipas mediave izraelite, rreth 2 mijë demonstrues morën pjesë në manifestimin në metropolin bregdetar të Tel Avivit, çka shënon numrin maksimal të lejuar aktualisht në Izraelin qendror. Protesta në mbështetje të një marrëveshjeje që parashikon edhe një armëpushim në luftën e Gazës u mbajtën edhe në shumë zona të tjera në vend.

Në kampin Bedavi, në afërsi të Tripolit në veri, një sulm izraelit la të vrarë një komandant të Hamasit, si dhe gruan e dy vajzat e tij. Tripoli gjendet në veri dhe është shumë larg nga shumica e sulmeve të kryera nga Izraeli e që kryesisht janë përqendruar në jug të Libanit e në kryeqytetin Bejrut. Në shënjestër mbeten Hezbollahu e Hamasi, dy grupet militante pro-iraniane që luftojnë me Izraelin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Fjalë shumë, punë pak”, tenderët “ters” për Ramën

Story i radhës

Ten Hag: Në futboll nuk ke kohë, s’po mendoj shkarkimin

Të fundit nga

Ndahet nga jeta në moshën 92 vjeç, Lee Eduards

Dr. Lee Edwards, Kryetar themelues i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit dhe marrësi i Medaljes së Lirisë Truman-Reagan vdiq në moshën 92 vjeç, nga një sëmundje e rëndë pankreare, në shtëpinë
ShkoLartë