nese zgjedhjet do te ishin neser ja kush do te fitonte partite e vogla arrijne 19 67fd935649290

Nëse zgjedhjet do të ishin nesër, ja kush do të fitonte – partitë e vogla arrijnë 19%

April 15, 2025
1 minut lexim

News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të ekspertit Antonio Noto sollën sondazhin e parë parazgjedhor në rang kombëtar këtë të hënë në emisionin “Open”, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga Antonio Noto, ekspert në fushën e sondazheve politike, themelues i kompanisë Notosondaggi, figurë e njohur në analizën e prirjeve elektorale në Itali dhe jashtë saj, me reputacion për saktësinë dhe profesionalizmin.

Lidhur me prirjen e votuesve të 11 majit, News24 dhe Notosondaggi kanë intervistuar 2005 persona nga i gjithë vendi dhe të grupmoshave të ndryshme. Atyre iu është drejtuar pyetja: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rionuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në (shifrat ndërmjet 44-48%). E dhëna e sondazhit është 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%.

35% do të votonin PD-në (33-37%), 4.4% më pak se rezultati i 2021.

6.5% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin partinë Mundësia të Agron Shehajt.

5% do të votonin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet” të udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko.

Partitë e tjera do të merrnin, si vijon: PSD e Tom Doshit 2.5%, Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Lulzim Basha 2%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit 1.5%, koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit dhe Enkelejd Alibeajt 1% dhe 0.5% do të votonin për forca të tjera.

Në total, partitë e vogla arrijnë 19% të votave.

Sondazhi i News24 dhe Noto

PS  46% (44-48%)

PD-ASHM 35% (33-37%)

Mundësia 6.5% (5.5-7.5%)

Nisma – Shqipëria Bëhet 5% (4-6%)

PSD 2.5% (1.5-3.5%)

Koalicioni Euroatlantik 2% (1-3%)

Lëvizja Bashkë 1.5% (0.5-2.5%)

Djathtas për Zhvillim 1% (0-2%)

Tjetër 0.5% (0-1%)

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mexhiti asnjehere me pare komunat shqiptare nuk kane marre kaq shume mbeshtetje qindra projekte ne realizim 67fd8db70194f
Story i mëparshëm

Mexhiti: Asnjëherë më parë komunat shqiptare nuk kanë marrë kaq shumë mbështetje, qindra projekte në realizim

mpjd deklarata e serbise ndaj sudanit eshte shkelje e marreveshjes se brukselit dhe aneksit te ohrit 67fd9cb8d5b01
Story i radhës

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Të fundit nga

ShkoLartë