Nëse rregullisht e përdorni këtë funksion – mund të shkatërroni furrën

min lexim

Shumica e furrave moderne posedojnë opsionin që ia lehtëson jetën shumicës – opsionin për vetëpastrim.

Edhe pse ky opsion mban higjienën e furrës, gjatë përdorimit të tij temperatura në furrë mund të arrijë edhe deri në 500 gradë Celsius dhe të bëjë më shumë dëm sesa dobi.

Me aktivizimin e vetëpastrimit, të gjitha mbetjet nga pjekja në furrë do të digjen, mirëpo problemi qëndron në faktin që elementet për ngrohje të çdo furre janë të fshehura menjëherë pranë murit të furrës dhe vështirë është t’i ftohësh – aq më parë kur është fjala për temperatura të larta.

E gjithë nxehtësia e bllokuar në furrë gjatë vetëpastrimit mund të dëmtojë seriozisht ata komponentë apo të shkaktojë nxjerrjen nga funksioni të siguresave apo të djegë komponentët elektrike të furrës.

Shumica e prodhuesve janë të vetëdijshëm për këtë problem, mirëpo megjithatë në furrat e tyre vendosin opsionin e vetëpastrimit, sepse blerësit nuk duan furrë pa të.

Sado që ky opsion të na lehtësojë jetën, nëse dëshironi të ruani furrën, mbase do të ishte më mirë që ta pastronit në mënyrën tradicionale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mirror” zbuloi se trajneri holandez kërkon matje të përjavshme të peshës së lojtarëve

Story i radhës

Protestuesit në Sri Lanka vërshojnë rezidencën e presidentit, kërkojnë dorëheqjen e tij

Të fundit nga