nese keni nje iphone duhet ta caktivizoni kete menjehere 67b09ddb5afb0

Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

February 15, 2025
1 minut lexim

Disa nga cilësimet e paracaktuara në pajisjet iPhone mund t’u japin hakerëve qasje në të dhënat tuaja personale, si fjalëkalimet, llogaritë bankare, etj.

Për këtë arsye, këto cilësime duhet t’i ndryshoni përpara se kriminelët kibernetikë të marrin qasje në informacionet tuaja të ndjeshme dhe t’i përdorin ato për të vjedhur llogaritë tuaja.

Agjencia Amerikane për Sigurinë Kombëtare (NSA) paralajmëron se ky rrezik është real, dhe këto “teknika keqdashëse janë të njohura publikisht dhe përdoren gjerësisht”.

Një nga cilësimet e rrezikshme është “Auto-Join”, i cili mund të lejojë iPhone-in tuaj të lidhet automatikisht me rrjetet publike Wi-Fi në bare, restorante, kafene, biblioteka, etj.

Në mënyrë të paracaktuar, kjo veçori e lidh telefonin tuaj automatikisht me një rrjet Wi-Fi ose pikë hyrjeje, duke e bërë atë një objektiv të lehtë për sulme kibernetike.

Për të reduktuar rrezikun, çaktivizoni funksionin “Auto-Join” në iPhone-in tuaj.

Ja si ta bëni:

Shkoni te “Settings” > “Wi-Fi” > “Ask to Join Network”. Nga tre opsionet, zgjidhni “Off” ose “Ask”.

Pastaj, kthehuni te “Settings” > “Wi-Fi” > “Auto-Join Network” dhe zgjidhni “Never” ose “Ask to Join”.

Në këtë mënyrë, do të mbroni të dhënat tuaja nga sulmet e mundshme kibernetike. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lendohet mainoo mungon ndaj tottenhamit 67b09cebafbc4
Story i mëparshëm

Lëndohet Mainoo, mungon ndaj Tottenhamit

zelensky kerkon formimin e ushtrise se be se 67b0a07015fb6
Story i radhës

​Zelensky kërkon formimin e ushtrisë së BE-së

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë