Pasi debutoi në 2020-ën, aplikacioni Google TV tashmë është i disponueshëm për tu shkarkuar në iOS. Njëlloj si me aplikacionin Android, me Google TV mund ta shndërroni smartfonin në një telekomandë TV për televizorin tuaj Android TV.
Gjithashtu mund të përdorni aplikacionin për të mbledhur përmbajtjet nga burime të ndryshime streaming. Jo çdo platformë është e mbështetur si përshembull Netflix mungon.
Madje mund të krijoni një listë ndjekjeje të aktorëve dhe filmave të preferuar. Së fundi është një seksion i dedikuar për përmbajtjet që keni blerë ose marrë me qira nga Google. Shkarkoni aplikacionin Google TV nga App Store. /PCWorld Albanian