Nëse ia mbath përpara vështirësive të personit që do, atëherë diçka nuk shkon tek ti që po largohesh

March 20, 2022
1 minut lexim

“Argëtohemi bashkë, qeshim. Unë jam miku i saj më i mirë, por edhe ajo është mikesha ime më e mirë. Mëbullizon shumë, por me shaka, dhe përfundojmë duke qeshur të dy. Gjërat janë ato që janë, nëse ështëe shkruar të ndodhin, do të ndodhin. E rëndësishme është t’i përjetosh lehtë, në të kundërt nuk mund tëmbijetosh. Ngjarjet e këqija ndodhin, por nëse i kalon në mënyrën e duhur, mund t’i zgjidhësh mjaft mirë. Mendoj se dashuria si ndjenjë, tregohet pikërisht në këtë gjë: Nëse ti ia mbath përpara vështirësive tëpersonit tjetër, atëherë diçka nuk shkon tek ty që po ia mbath”. – Paolo Bonolis. 

Kjo është dashuria e vërtetë. Doja të citoja këtu disa vargje nga Bibla (1 Korintasve 13:4-8): “Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet nëmënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me tëvërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë. Dashuria nuk ligështohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do tëshfuqizohet”. 

Siç edhe përmendet në librin e shenjtë, dashuria duhet t’i ketë këto cilësi për të qenë e vërtetë. Ama duhet gjithashtu edhe ta mbështesësh personin tjetër në rast nevoje. Dashuria nuk duhet të jetë egoiste, në tëkundërt nuk është dashuri e vërtetë.

Nuk mund të synosh të kesh pranë vetes dikë që të mbështet nëvështirësitë e tua dhe të largohesh kur ai person të jetë në vështirësi. Ka diçka që nuk shkon në këtë rast dhe problemi ështënormalisht me atë që largohet. Egoizmi nuk mund të quhet kurrsesi dashuri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qëndrimi i UEFA-s? Përjashtimi i Shqipërisë për këto arsye është më e pakta

Story i radhës

Pamjet/ Rusia sulmon një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë

Të fundit nga

ShkoLartë