Nëse Polonia arriti në fazën eliminatore të Kupës së Botës “Katar 2022”, ia ka borxh mbi të gjitha portierit të saj, Wojciech Szczesny,
Ka pësuar dy gola në tri ndeshje, por shifrat flasin për një përqindje të lartë pritjesh (90%). Para se të ndëshkohej nga Mac Allister, në ndeshjen e fundit kundër Argjentinës, ai kishte bllokuar gjashtëmbëdhjetë goditje. Dhe të mos harrojmë që ka pritur dy penallti, njërën të ekzekutuar nga Lionel Messi.
Aftësia e tij për të neutralizuar goditjet nga 11 metra mund të jetë pa dyshim një faktor vendimtar në fazën e eliminimit.Prandaj, Franca do të duhet të përpiqet të mbyllë ndeshjen pa shkuar te penalltitë, ndryshe koeficientët do të lëvizin në kahun e kundërt.
Që nga viti 2010 e deri më sot, Szczesny ka arritur të presë 36% të penalltive: 17 nga 74.
Një mesatare e lakmueshme, e cila përmirësohet shumë po të marrim parasysh vetëm 15 penalltitë e fundit (rritet në 40%) dhe që shkon 50% nëse merren në konsideratë 10 të fundit.
Portieri polak shpjegoi se ai kishte mësuar një metodë të re për të analizuar penalltitë tek Juventusi dhe duket se po jep rezultat.
Prandaj Polonia nuk është vetëm Lewandowski: Szczesny po përjeton një moment të formës së jashtëzakonshme, Mbappé me shokë janë paralajmëruar.