Nga njëri trend në tjetrin vajzat e njohura të ekranit na kanë dhënë ca sugjerime për të cilat mbase nuk do të guxonim pa i parë ato fillimisht.
Gërsheti është modeli i ri i flokëve të cilin do e shihni shpesh këtë pranverë verë.
Të kapur pas kokës, bisht, kapur duke e ndarë flokun në dy anë të barabarta apo dhe një të vetëm në majën e kokës, janë disa nga format se si do të mund të plotësoni “look-un” pranveror.
Marina Vjollca
Marina Vjollca, Orinda Huta, Jonida Vokshi e Fjoralba Ponari kanë ndarë disa foto me modelin e tyre të preferuar.
Juve ju mbetet të zgjidhni se cili version ju shkon më shumë!
Fjoralba Ponari