Nëse do të kursesh lekë për këtë vit, ndiq këto trende në rrjetet sociale

A e ke filluar vitin me minus sepse ke blerë dhurata për të gjithë familjen dhe tani ke frikë të shikosh gjendjen e llogarisë në bankë? Epo, ndodh dhe fatmirësisht, e ke justifikimin: festat!Gjithsesi, për në vijim, ki parasysh këto trendet e reja në TikTok dhe Instagram, të cilat të tregojnë si të kursesh para.
 
Trendi i parë nisi nga tiktoker-ja Seema Sheth, e cila ka njohuri në fushën e financave, ndryshe nga unë dhe ti që po e lexon këtë artikull. Ajo propozoi një sfidë 1-mujore, me qëllim që të nxisë njerëzit të kursejnë për këtë vit, duke ofruar një sërë këshillash.

Në videon e saj të parë, ajo thotë: “Merr një fletore dhe vizato tre kolona për abonimet mujore (Netflix, Spotify, palestër) dhe shëno koston totale për muaj dhe koston për vit. Më pas, duke parë buxhetin, shih nëse ia vlen, duke marrë parasysh edhe financat e tua, apo është e kotë? Nëse mund të bësh edhe pa të, mund ta anulosh abonimin.

Për shembull, vetë Seema ishte abonuar në Kindle Premium për muaj me radhë, pavarësisht se s’e kishte përdorur kurrë. E njëjta gjë mund të të ndodhë edhe ty me abonimet në Hulu, Disney+, etj.
 
Një tjetër vajzë në Instagram, sugjeron një sfidë 30-ditore që përfshin përcaktimin e qëllimeve dhe synimeve financiara për gjithë vitin. “Gjëja e parë që duhet të bësh është të zgjedhësh një temë ose fjalë që do të përkufizojë vitin. Për shembull “rritje”, tha ajo.“Hapi tjetër përkon me vendosjen e një qëllimi të realizueshëm, siç është shlyerja e një overdrafti, apo kursimi i një shume të caktuar, duke marrë parasysh edhe financat e tua”.
Më pas, vendos gjithmonë synime të vogla, gjëra që mund të bësh çdo ditë, të cilat do të të ndihmojnë shumë të arrish te qëllimi kryesor.
 
Hapi i fundit ka të bëjë me ndjesitë. Si mendon se do të ndihesh kur të realizosh qëllimin e parë? Me siguri shumë mirë, i/e çliruar dhe ky hap final, të ndihmon të “sakrfikosh” kënaqësitë e vogla të çdo dite.
 
Pra, këto sfida njëmujore do të të ndihmojnë të realizosh qëllimet, pa u trembur nga shifra.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA “paralizohet” nga i ftohti ekstrem

Story i radhës

Liverpool në ankth për mbrojtësin

Të fundit nga