“Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty…”, BDI kërkon dorëheqjen e Rijad Shaqirit!

December 21, 2024
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar deputetin Rijad Shaqiri nga VLEN, pasi i njëjti kishte fjalosje me deputeten Ilire Dauti nga Fronti Europian, gjatë debatit në komision parlamentar në lidhje për ligjin për arsim të mesëm.

“Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty”, kështu i tha deputeti Shaqiri, deputetes Dauti, për çka nga BDI këtë sjellje e quajnë diskriminim gjinor.

Reagimi i plotë nga BDI:

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër deklaratën e papranueshme dhe të turpshme të deputetit Rijad Shakiri ndaj deputetes Ilire Dauti në Kuvend, kur ai e kërcënoi duke thënë: “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty.”

Ky është një sjellje e palejuar dhe akt i pastër diskriminimi gjinor, i cili nuk ka vend në asnjë institucion si Kuvendi.

BDI kërkon menjëherë dorëheqjen e deputetit Rijad Shakiri.

Një individ që shfaq një sjellje të tillë të papranueshme nuk mund të mbajë një post publik dhe të udhëheqë nëpërmjet shembujve të tillë të dhunës verbale dhe diskriminimit.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të reagojnë me urgjencë dhe të sigurojnë që ky akt të dënohet në mënyrë të prerë.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Padobishmëria juaj është mënyra e vetme për të kuptuar nëse dikush të do vërtet

Të fundit nga

Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë

Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht. Shërbimi Tatar-Bashkir

Sa e vjetër është Hëna?

Hëna mund të jetë më shumë se 100 milionë vjet më e vjetër nga sa mendonin disa shkencëtarë më parë, sipas një studimi të ri. Hulumtimi, i botuar në revistën Nature, sfidon
ShkoLartë