Nëse dëshiron një lidhje serioze, bën mirë mos të biesh në dashuri me këto shenja të horoskopit

April 22, 2022
1 minut lexim

Ndër 12 shenjat e horoskopit ekzistojnë disa prej tyre që nuk dëshirojnë marrëdhënie serioze, preferojnë të qëndrojnë beqarë dhe ta jetojnë jetën në liri totale. Në këtë artikull ju tregojmë se cilat janë këto shenja.

Dashi

Dashi është një shenjë plot me pasion, që mendon gjithmonë me mendje dhe thuajse asnjëherë me zemër. Kjo shenjë është e tërhequr nga gjithçka që e bën të ndihet gjallë, është shenjë pasionante dhe nuk kërkon marrëdhënie serioze, thjesht lidhje kalimtare. Lidhjet kalimtare e lumturojnë, ndërkohë që lidhjet afatgjata e bezdisin.

Binjakët

Binjakët janë shenja më tradhëtare e horoskopit. Sigurisht që ka përjashtime, pasi çdo gjë varet nga individi, por pjesa më e madhe e personave të lindur nën këtë shenjë janë jobesnikë nga natyra. Për ta, kjo gjë është normale dhe për këtë arsye nuk kërkojnë marrëdhënie serioze apo afatgjata. Janë shenja më e dyzuar e horoskopit, ndërrojnë mendje vazhdimisht, ama për një jemi të sigurtë, nuk duan lidhje afatgjata.

Peshorja

Edhe Peshorja është një shenjë jobesnike, por di të jetë e tillë në mënyrë diskrete. Nuk kuptohen aspak që e tradhëtojnë atë që kanë në krahë. Janë shenjë e ëmbël, e sjellshme, argëtuese, por që nuk kërkojnë histori afatgjata. Duan ta jetojnë jetën e tyre pa e vrarë shumë mendjen. Kjo është arsyeja se pse është e vështirë të ndërtosh diçka serioze me një person të kësaj shenje.

Shigjetari

Shigjetari është një shpirt i lirë, dëshiron të përjetojë aventura dhe emocione të reja. Nuk ka kohë për t’i dhënë rëndësi një personi tjetër, do të mendojë vetëm për lumturinë e tij. Kjo është arsyeja se pse me një Shigjetar ke për ta pasur të vështirë të krijosh diçka afatgjatë dhe serioze. Ai do të mendojë gjithmonë vetëm për vete, duke të lënë pas dore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të mbijetuarat e abuzuara nga Larry Nassar, kërkojnë 130 milionë dëmshpërblim nga FBI-ja

Story i radhës

Vazhdojnë polemikat

Të fundit nga

ShkoLartë