Nëse bëni gjithmonë të njëjtin gabim me fëmijët në supermarket, ndalojeni menjëherë

April 21, 2022
1 minut lexim

Të kesh fëmijë do të thotë të kryesh disa detyra, të cilat, para se të kishe, as që i kishe menduar ndonjëherë. E gjithë jeta të merr një ritëm tjetër – dhe gjithmonë e më stresues. Edhe pse të gjithë duan të hyjnë e të dalin nëpër markete e dyqane sa më shpejt, të pasurit fëmijën me vete, nuk ta mundëson këtë rehati.

Sarah Tilton, Teknike e Sigurisë së Brendshme të Fëmijëve dhe kryetare e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Fëmijëve, lidhur me pyetjen nëse është korrekte vendndosja e fëmijës në karrocën e ushqimeve në një market, dha një përgjigje të prerë: JO.

“Ju do të gjeni paralajmërime në guidat e përdorimit të këtyre karrocave, që ndalojnë uljen e fëmijëve në to rreptësisht. Një pjesë e këtyre karrocave kanë filluar të kenë një stol në të cilin mund të vendoset fëmija me ndenjësen që ka edhe në makinë. Kjo është gjë e mirë, sepse ul rrezikun që ai të lëndohet gjatë përplasjes me objekte të ndryshme në market. Edhe pse shpeshherë kujdestarët i lëshojnë më shumë shiritat e makinës duke pretenduar uljen e rrezikut të lëndimit (në fakt është e kundërta), sërish këshilla më e mirë është eliminimi i tyre”.

Nëse e gjeni veten të bllokuar dhe me asnjë opsion tjetër në horizont, Sarah thotë se “ndenjësja e makinës duhet të vendoset në zonën ku karroca ka ngarkesë më të ulët ose aty ku nuk ka fare ngarkesë”. Gjithsesi, ajo rekomandon përdorimin e një transportuesi që mund të funksionojë brenda marketit, nëse është e mundur, ose vendosjen e fëmijës në një karrocë fëmijësh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sondazhi, shumica e amerikanëve mendojnë se Biden nuk i ashpër sa duhet me Rusisë

Story i radhës

Dimitrov në zyrën e Ramës: Diskutuam nevojën urgjente për të bërë një hap të madh drejt integrimit evropian

Të fundit nga

ShkoLartë