Nëse ASHAM hapë dyert për shqiptarët, a do të heqë dorë VLEN nga Akademia Shqiptare? Kasami: Të gjitha opsionet janë në tryezë

October 24, 2024
1 minut lexim


Kreu i komunës së Tetovë, Bilall Kasami nuk e përjashtoi mundësinë që VLEN të heqë dorë nga Akademia Shqiptare, në rast se Akademia e Arteve dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut hapë dyert për shqiptarët, përcjell TV21. Kasami tha se janë të hapur për çfarëdolloj zgjidhje institucionale për avancimin e shqiptarëve në nivel akademik.

“Janë të gjitha opsionet e zgjidhjes formale në tryezë. Ne kemi nisur projektin e Akademisë shqiptare dhe do të vazhdojmë ta përkrahim edhe si komunë e Tetovës edhe si koalicion VLEN, por sigurisht që ndërkohë ne jemi të hapur për të gjitha format e zgjidhjes së kësaj çështjeje, sepse fundja ne nuk jemi kundër as akademikëve shqiptarë të cilët janë në kuadër të ASHAM, pra çdo zgjidhje institucionale e kësaj çështje, për ne do të ishte e mirëseardhur”, pohoi Kasami./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Perinski: Vendimi Kostadinovit dhe Jakimovskit dëmton pozitën e BNJVL-së

Story i radhës

“Partizani”, Berisha nuk shkon në gjyq/ Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme, ja kur do të mbahet

Të fundit nga

ShkoLartë