nese ai i ben keto gjera ju do me te vertete 680048dc9a721

Nëse ai i bën këto gjëra, ju do me të vërtetë

April 17, 2025
1 minut lexim

Dashuria është një ndjenjë e mahnitshme. Të dashurohesh është eksperienca më e bukur që mund ta përjetosh në këtë planet, por mund të jetë edhe më e keqja

Nganjëherë është e vështirë ta dish kur mashkulli juaj ju do, pasi që meshkujt mund të jenë shumë të vështirë për t’u ‘lexuar’.

Por, disa shenja mund t’ju ndihmojnë që ta dini nëse ai ju do me të vërtetë. Këto janë ato:

1. Ju shikon vazhdimisht në sy

Kur një mashkull nuk është i interesuar në dikë, sytë e tij shikojnë larg. Shikojeni shikimin e tij dhe nëse e gjeni duku ju shikuar vazhdimisht, ai ka rënë në dashuri me ju.

2. Ju falë shpesh

Nëse mashkulli juaj nuk mund të qëndrojë i zemëruar me ju më shumë se disa orë, është dashuri! Njerëzit të cilët dashurojnë dhe kujdesen për njëri-tjetrin, nuk mund të qëndrojnë të zemëruar shumë orë pa u penduar. Nëse ai e bën hapin e parë dhe ju falë edhe nëse jeni gabim, ai ju do shumë.

3. Gëzohet gjithmonë kur të sheh

Mund ta ketë ditën më të keqe në botë, por sapo t’ju sheh, humori i tij ndryshon menjëherë, transmeton gazeta express. Kjo është pika ku ju mund ta dini se jeni drita e jetës së tij.

4. Ai përdorë gjithmonë fjalën – ne

Në biseda të përgjithshme, qoftë duke folur për ty ose dikë tjetër, do ta vëreni duke e përdorur fjalën “ne” në vend të “unë”, që do të thotë ‘biznes’! Atij i pëlqen që të jeni bashkë, më shumë sesa të jetë vetëm.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

141 cifte perfunduan ne divorc per vetem nje muaj ja cfare thote ask per martesat ne kosove 680047b05b861
Story i mëparshëm

141 çifte përfunduan në divorc për vetëm një muaj – ja çfarë thotë ASK për martesat në Kosovë

horoskopi i dates 17 prill 2025 6800811d00702
Story i radhës

Horoskopi i datës 17 prill 2025

Të fundit nga

ShkoLartë