“Nervozohet” Moska: Votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është një “turp”

April 19, 2024
1 minut lexim

Kosova nuk është e gatshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, dhe vota për ta ftuar Kosovën për anëtarësim është “turp” për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme ruse, transmeton Sputnik.

“Votimi në mbështetje të Kosovës është turp për PSSE-në, e cila ka konfirmuar përkushtimin e saj për zhvlerësimin e normave juridike ndërkombëtare dhe shkatërrimin e themeleve të marrëdhënieve ndërshtetërore në Evropë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova në një koment publikuar në faqen e Ministrisë.

“Në të njëjtën kohë nuk ka pasur unanimitet mes deputetëve. Mendimet janë ndarë edhe në delegacionet e atyre vendeve që dikur e kanë njohur ‘pavarësinë’ e Kosovës. Kjo tregon se në kontinent ka ende forca të shëndosha të afta për t’u bërë ballë të pamaturve, përkrahës të ‘projektit të Kosovës’ dhe politikës së tyre joparimore”, përfundon komenti.

PSSE miratoi më parë rekomandimin për të ftuar Kosovën në anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Votimi u zhvillua në mbledhjen plenare në Strasburg, miratimi u miratua me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Vendimi përfundimtar për anëtarësimin i mbetet Komitetit të Ministrave të PSSE.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Izraeli në kundërofensivë: Goditje në bazat ajrore të Iranit, SHBA mbrojnë objektivat bërthamore

Story i radhës

“Do më lësh të flas apo të kthehem ndryshe”, Grida Duma përplasje të fortë me të ftuarin

Të fundit nga

Prishtina barazon me kampionin

Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në takimin që u luajt nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollisti Bleart Tolaj ka
ShkoLartë