Nepotizmi bëri që të anulohet konkursi për drejtorë të shkollave në Vushtrri

June 9, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka marr vendim për të anuluar konkursin për zgjedhjen e pesë drejtorëve në shkolla.

Këtë veprim, Ferit Idrizi, në Sytë 7, tha se e mori pasi që pa se komisioni përzgjedhës ka bërë përzgjedhje nepotike. Andaj, shtoi se edhe gjatë fushatës ka premtuar se do ta ndëshkojë nepotizmin, çfarëdo qoftë ai. Idrizi deklaroi se tashti do të ndërrohet ai komision përzgjedhës.

Për këtë situatë, opozita ka kërkuar që të mërkurën të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, por Idrizi në Klan Kosova tha se e njëjta ka dështuar në mungesë të kuorumit.

I pari i Vushtrrisë foli edhe për projekte tjera që po planifikohen të bëhen në komunën e tij, duke thënë se shpejt do nis rregullimi i shëtitores së qytetit, e po ashtu edhe tregu i gjelbër.

Por, vëmendje të madhe, Idrizi në Sytë 7 tha se po i kushtohet turizmit. I njëjti konfirmoi se ka biseduar edhe më Kryetarin e Komunës së Prishtinës, atë të Mitrovicës, Obiliqit dhe Podujevës, që t’i bashkojnë forcat në rregullim të kushteve për ta shndërruar Zonën malore të Shalës një vend tërheqës turistik.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka marrë vendim, po ashtu, që zyrtarët e gjendjes civile të punojnë edhe gjatë kohës së pauzës në ditët e punës, ndërsa të shtunave të punojnë nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Disa ditë pasi u zgjodh President, Bajram Begaj takon paraardhësit e tij, zbulohet vendi

Story i radhës

​Biden viziton Gjermaninë dhe Spanjën për samitet e G7 dhe NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë