Nëpërmjet Ministrisë së Politikës Sociale do të ndahen grante për të rinj dhe organizata rinore

May 6, 2025
1 minut lexim

Shkup, 6 maj – Qeveria sot në mbledhjen e 77-të e shqyrtoi informacionin për miratimin e Propozim-programit për mbështetje financiare të projekteve nga lëmia e të rinjve dhe organizatave rinore për vitin 2025 përmes Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, përmes Ministrisë do të jepen grante për projekte në vlerë jo më të madhe se 300.000 denarë.

“Projektet dhe aplikacionet duhet të jenë të orientuara drejt këtyre synimeve prioritare: forcimi i ndikimit të të rinjve në të gjitha proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar mbi bazën e një kornize ligjore të përshtatshme; njohja e punës rinore si një mjet kyç për ndihmën në zhvillimin pozitiv personal dhe social të të rinjve; ofrimi i njohurive dhe aftësive për arsimimin mediatik dhe digjital, që identifikojnë dezinformatat dhe artikulojnë interesat dhe qëndrimet e tyre si qytetarë aktivë në shoqëri me një vetëdije kritike të zhvilluar; rritja e vetëdijes dhe zbatimi i masave për reduktimin e dhunës ndërmjet të rinjve, dhunës së bazuar në gjini, sigurinë kibernetike dhe higjienën digjitale brenda institucioneve arsimore; krijimi i zgjidhjeve inovative për uljen e papunësisë së të rinjve dhe promovimin e masave për vetëpunësim dhe sipërmarrësi”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Nga Qeveria theksojnë se me qëllim që të ruhet transparenca, do të publikohet një thirrje publike, gjatë së cilës përfaqësuesit nga ministria dhe Sekretariati i Përgjithshëm do të shqyrtojnë aplikacionet dhe projektet, ndërsa shpërndarja e mjeteve do të bëhet sipas rregullores për shpërndarje.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mexhiti: Së shpejti do të hapim ambasadën në Arabinë Saudite

Story i radhës

Fushata për të votuar/ Po realizohet në rrjetet sociale me iniciativë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë