Revolut, neobanka 45 miliardë dollarëshe themeluar në Britani, mund të detyrohet të shtyjë planet e IPO-së, por bilancet e saja financiare po shkëlqejnë.
Kompania raportoi fitim prej 1 miliardë dollarësh në 2024, ndërsa baza e konsumatorëve u rrit me 38 përqind në 52.5 milion sipas raportit vjetor publikuar prej saj.
Të ardhurat u rritën me 72 përqind në 4 miliardë dollarë gjatë 2024. Është viti i katërt me radhë i Revolut që raporton fitime. 2024 ishte vit i madh për kompaninë ku fitimi u dyfishuar krahasuar me 2023 dhe më në fund siguroi një licencë për të ofruar shërbime bankare në Britani që është edhe tregu i saj më i madh.
Gjithashtu lançoi një bursë kripto quajtur Revolut X. Duke parë përpara, kompania tha se dy nga prioritetet e saj më të mëdha për vitin 2025 do të jenë hapja “zyrtare” e bankave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Meksikë (në bazë të licencave të saj), si dhe dyfishimi i bazës së klientëve të saj në 100 milionë. /CIO Albanian
Burimi: pcworld.al