“Nëntori – muaji i shenjtë, i bekuar për shqiptarët” – thotë profesoresha Ajtene Qamili

November 22, 2024
1 minut lexim


Në emisionin e pasdites në TV21, “Pastel” është trajtuar festa kombëtare “22 Nëntori” – Dita e Kongresit të Manastirit.

Për këtë, e ftuar në emision ka qenë profesoresha e gjuhës shqipe dhe letërsisë, Ajtene Hajdari Qamili e cila ka folur për rëndësinë e shënimit të kësaj feste kombëtare dhe për ruajtjen e gjuhës shqipe ndër breza.


Ajo vlerësoi se muaji nëntor, paraqet muaj i shenjtë, i bekuar për shqiptarët duke shtuar se në këtë muaj shënohen dy festa të rëndësishme shqiptare, Kongresi i Manastirit ku u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe dhe “28 Nëntori” – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, apo siç njihet në trevat shqiptare si Dita e Flamurit Kombëtar.

Profesoresha Qamili vlerëson se më shumë rëndësi i jepet “28 Nëntorit”, ndërkaq shton se duhet më shumë t’i jepet rëndësi “22 Nëntorit”.


Ajo madje rekomandoi që të organizohen edhe ekskursione në Muzeun e Alfabetit që nxënësit, por edhe të rriturit të njihen nga afër me historinë e kësaj feste.

Profesoresha foli edhe për sfidat e shqipes në ditët e sotme. Nëse në të kaluarën, tha ajo, gjuha shqipe nuk arriti të ruhet si pasojë e nivelit të ulët të arsimimit të nënave shqiptare, sot, sipas saj, gjuha shqipe rrezikohet nga rrjetet sociale.


“Leximin si lexim, nëse e marrim kështu teknologjia e ka rritur leximin. Sepse vazhdimisht njerëzit lexojnë. Po çka lexojnë? Pyetja është çka lexojnë? Leximi i lekturuar, i redaktuar gjuhësisht, leximi i librave, i gjërave shkencore… Këtu do me thënë numri ka rënë. Sot rinia më shumë ka dëshirë të lexojë komentet, apo të shahet, apo çfarë ka thënë filani apo fisteku dhe mandej t’i vazhdojë komentet që janë thënë diku në rrjete sociale pa e ditur faktin, apo pa e dëgjuar bisedën”, tha Qamili./TV21



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Ambasada e SHBA-së në Shkup në shqip uron ditën e Alfabetit shqip

Story i radhës

“Duhet polici kibernetike”/ Vdekja tragjike e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, Artan Fuga: Kundër mbylljes së TikTok, nuk janë zgjidhje për të rinjtë

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë