Si të gjitha federata tjera sportive, edhe Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimin me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
“Qëllimi është mbështetja financiare e FBAK-ut, për të realizuar objektivat dhe synimet e saj, rrjedhimisht të zbatojë politikat e sportit të përcaktuara në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe politikat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zhvillimin, avancimin dhe masivizimin e sportit, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport.
Mbështetja financiare është bazuar në raportin e vlerësimit sipas Rregullores (MKRS) Nr. 04/2018 për Kategorizimin e Sporteve dhe vlerës së pikëve të aprovuara nga Ministria përkatës”, njofton Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.
Federata ka synime të mëdha gjatë këtij viti qoftë vendore qoftë ndërkombëtare.