“Nënshkruhet marrëveshja për kredi për blerjen e autobusëve të rinj elektrikë”

December 15, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot nënshkroi Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në Londër, e cila do t’i jepet Trafiku Urban, kompanisë komunale të transportit publik në Prishtinë. 

Kjo kredi do të përdoret për blerjen e 30 autobusëve, gjashtë prej të cilëve janë autobusë elektrik me bateri dhe njëzet e katër të modelit EURO VI, së bashku me infrastrukturën për karikimin e tyre. 

Autobusët Euro-VI janë autobusë të rinj me naftë në përputhje me standardin e emetimeve Euro-VI, i cili kufizon emetimet që ata prodhojnë.

Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje tha:

“Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër.  

Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër.

Jemi shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZh.” 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Duke kërcyer dhe duke u puthur, fotot e dasmës së Harryt dhe Meghan që nuk i keni parë ndonjëherë

Story i radhës

Zvicra do të financojë projekte për zhvillimin e rajoneve planore në vend

Të fundit nga

ShkoLartë