Nënshkruhet marrëveshja financiare për projektin e stacionit të autobusëve në Podujevë

April 7, 2022
1 minut lexim

Kryetari Shpejtim Bulliqi dhe ministri i Zhvillimit Rajonal (MZHR) Fikrim Damka nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve” në Podujevë.

Në një postim në Facebook, Bulliqi shkruan se faza e parë e projektit, për të cilin u tha se pritet të fillojë së shpejti, kap vlerën 240 mijë euro dhe përveç MZHR-së, participues janë edhe Komuna e Podujevës dhe Ministria e Mjedisit.

Bulliqi dhe Damka sot nënshkruan edhe aneks-marrëveshjen për vazhdimin e projektit për ndërtimin e urave në Gllamnik, Bajçinë dhe Sfeçël në vlerë 40 mijë euro. 

Postimi:

Sot me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve” në Podujevë, faza e parë e projektit vlera 240 mijë euro.

Përveç MZHR-së, në këtë vlerë participues janë edhe Komuna e Podujevës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Duke pasë parasysh rëndësinë e këtij projekti, u zotuam që sa më shpejt të fillojmë me punë.

Po ashtu, me ministrin Damka, sot kam nënshkruar edhe aneks-marrëveshjen për vazhdimin e projektit për ndërtimin e urave në fshatrat Gllamnik, Bajçinë dhe Sfeçël në vlerë 40 mijë euro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE: Po përhapet dezinformim ndaj organeve të Vettingut dhe ONM-së, duan të minojnë reformën në drejtësi

Story i radhës

Dhuratë e veçantë për kryetarin Visar Ganiu nga FC Shkupi

Të fundit nga

ShkoLartë