Nënshkruhet kontrata, ndërtimi i shkollës në Dumosh të Podujevës do të kushtojë 560 mijë euro

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar të martën se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Dumosh.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se vlera e kontratës është 560 mijë euro.

“Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Dumosh, në vlerë prej 560 mijë euro”, ka shkruar ai, duke shtuar se projekti do të financohet në tërësi nga buxheti komunal.

Kryetari i Podujevës tutje ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e kësaj shkolle do të fillojnë brenda pak ditësh.

“Angazhim maksimal deri në realizimin e secilit projekt të premtuar para qytetarëve. Punë të mira e projekte të mëdha e presin Llapin!”, ka përfunduar Bulliqi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Macron: Franca është e gatshme të trajnojë pilotët ukrainas

Story i radhës

PS merr shumicën e votave në garën për këshillin bashkiak të Gjirokastrës! Si renditen partitë e tjera

Të fundit nga