Nënshkrimi i marrëveshjeve me komunat për diasporën, ministri Çupi: Lehtësojmë procedurat dhe qasjen tek informatat e nevojshme

Përfundimisht, lajm i mrekullueshëm për diasporën!

Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 23 komunave, ku autorizohem une, ministër i angazhuar për diasporë, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për nënshkrimin e marrëveshjeve për këtë bashkëpunim.

Roli i Qendrës për diasporë, gjegjësishtë këto zyra komunale, biro ose pika, do të shërbejnë kryesisht si ndërmjetësim ku qytetarëve nga diaspora do t’u mundësohet qasje më e lehtë në informatat e nevojshme dhe do tu jepet udhëzime shtesë bazuar në të drejtat dhe obligimet e tyre në procedurat përkatëse para organeve kompentente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=192871176644796&set=a.144473784817869

Story i mëparshëm

I ashtuquajturi asociacion ekonomik “Ballkani i hapur” nuk mund të ekzistojë

Story i radhës

Kryetarët e komunave nga radhët e OBRM-PDUKM-së do t’a bojkotojnë Danella Arsovskën

Të fundit nga