Sot nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e aneksit të shkollës Pavarësia.
Përmes një postimi në Facebook, nënkryetarja Sahaçiu njoftoi që ndërtimi i aneksit do të përfundoj brenda 250 ditësh dhe se do të krijohen 12 klasë të reja dhe 3 kabinete.
Shkolla Pavarësia është shkolla e vetme në Prishtinë që punon me tre (3) ndërrime për shkak të mbingarkesës.
Pas ndërtimit të aneksit, shkolla do të punojë me vetëm dy (2) ndërrime dhe ky është lajm i shumëpritur për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e shkollës.