nenkryetari i ziadin seles kalon ne ash ne e taravarit 67d5e496abeaf

Nënkryetari i Ziadin Selës kalon në ASh-në e Taravarit?

March 15, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i Ziadin Selës kalon në ASh-në e Taravarit

Kryetari i Vrapçishtit, njëherit edhe nënkryetar i ASh-së së Ziadin Selës, Isen Shabani është parë duke pirë kafe me Arben Taravarin e VLEN-nit, që po ashtu pretendon vulat e ASh-së.

Siç mësoi TV21 dhe siç iu dëshmua me foto, takimi është bërë këtë mbrëmje në Gostivar, pas një iftari të shtruar nga një shoqatë e gostivarasve që jetojnë në Turqi.

Gjatë ditës TV21 raportoi dhe e konfirmoi nga vetë Shabani se ai në zgjedhjet lokale të tetorit do të garojë si i pavarur për Vrapçishtin. Po i pyetur se a nënkupton kjo se po ia kthen shpinën Ziadin Selës, ai u përgjigj:

“I pavarur po. Për të tjerat ende nuk kam qëndrim, do të shohim ditët në vijim si do të rrjedhin punët”, tha Shabani për TV21.

Isen Shabani është nënkryetar i Alenacës për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela, që është pjesë e Frontit Europian. Se a do të kalojë në taborin tjetër, ASh-në e Arben Taravarit në VLEN, kjo mbete të shihet, por dukshëm Shabani tashmë ka rikthyer kontaktet me ish-bashkëpartiakun e tij Taravari.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ja kur do te publikohet albumi i ri i will smithit 67d5e09c7c8d8
Story i mëparshëm

Ja kur do të publikohet albumi i ri i Will Smithit

ibrahimi iftar ne gostivar nje mbremje e mbushur me frymen e ramazanit 67d5e4cf86e54
Story i radhës

Ibrahimi: Iftar në Gostivar, një mbrëmje e mbushur me frymën e Ramazanit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë