Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, flet fqinja: Të shtunën më telefonoi…

Eleni dhe Ornela Vangjeli, përkatësisht 74 dhe 54-vjeç, u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Korçë këtë të enjte. sipas policisë, ato kanë vdekur për shkaqe natyrore, pasi nuk ka shenja dhunë, megjithatë kjo mbetet për tu verifikuar nga mjekësia ligjore.

sipas korrespondentit të Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, kontakti i fundit me dy gratë, ka qenë një fqinje e tyre Dhorkë Lulani e cila ka thënë se me vajzën, Ornelën, kishte komunikuar për herë të fundit të shtunën. Ajo e kishte telefonuar për t’i kërkuar që të shikonte nëse e kishte mbyllur derën e banesës apo jo.

Pas kësaj bisede fqinja tha se ka shkuar edhe herë tjetër te dera e banesës ku dy gratë u gjendën të vdekura, por askush nuk e kishte hapur.

Fqinja tha se ditën e sotme, djali dhe vëllai i viktimave erdhi nga Greqia e pasi tentoi të hapte derën pa pasur rezultat thirri zjarrfikësen.

“Me Ornelën kam komunikuar të shtunën, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur.

Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur. Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur tek dera e Ornelës, por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër më është dukur sikur brenda kishte çelës.

U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatorr në Vithkuq,dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap. Unë mora në tel edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë. Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda. Më pas me ndihmën e zjarrfikëses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta”-ka thënë fqinja.

Story i mëparshëm

Liderët e BE-së sigurojnë dy miliardë euro për Ballkanin

Story i radhës

Heidi Klum flet për jetën e saj seksuale me bashkëshortin 17 vite më të ri: Rrimë me orë të tëra në dhomën e gjumit

Të fundit nga