Nëna e Donaldit feston ditëlindjen, ai i bën një dhuratë “të pazakontë”

1 minut lexim

Sot në familjen e vëllezërve Veshaj është festë, pasi nëna e djemve ka ditëlindjen. Edhe padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim publik nga Donaldi, i cili ka postuar një foto me të.

“Edhe 100 vjeç mami”, ka shkruar ai në Instastory, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ndërkohë, më tej, Donaldi ka ndarë një video të nënës së tij ku tregon “dhuratën” më gazmore që i ka bërë.

“Mamit i dhurova një filtër për ditëlindje”, ka shkruar aktori. Ndërsa e ëma i thotë e habitur: “Uaaa kështu bëhen ato vajzat e bukura”.

Kujtojmë që Donaldi për marrëdhënien e ngushtë që ka me të ëmën ka folur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Madje, në natën finale ajo e befasoi së bashku me këngëtarin Alban Skënderaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Edhe Barcelona futet në garë për 80 milionëshin e Serie A

Story i radhës

Xhaferi: Kuvendi nuk është pronë private

Të fundit nga