Nëna e Andreas Ndojit në lot zbulon se çfarë i thonë lojtarit në Greqi: Të huaj në Shqipëri, të huaj këtu

November 16, 2022
1 minut lexim

Andreas Ndoji ishte tema më e përfolur së fundmi në Shqipëri. Futbollisti 19-vjeçar i Olimpiakosit zgjodhi që të linte sërish Shqipërinë për t’iu bashkuar Greqisë.

Në një intervistë të fundit për “Fosoonline” në Greqi, nëna e lojtarit, Dora Ndoji, ka treguar të gjithë situatën e vëvshtirë që po kalojnë pas zgjedhjes së tyre.

“Kam 22 vite që punoj në Greqi, i kam bërë të gjitha punët, nga ato të shtëpisë, të shkallëve, hekurosje, kam ndihmuar burrin si punëtor ndërtimi, digjem edhe në zjarr tani.

Dhe të kërcënohem, të mallkohem, të më shajnë me çdo etiketim unë që jam martuar që 15-vjeç, burri im ishte 22-vjeç atëherë, thjesht se djali nuk zgjodhi Shqipërinë?.

Pyetini të gjithë se çfarë familje jemi. Me shumë mundim arritëm të blejmë shtëpinë.

Po i dërgojnë shumë mesazhe abuzuese edhe djalit tonë, është shumë i mërzitur.

I kishin marrë firmën në një letër në Shqipëri, ai nuk dinte të lexonte mirë shqip, nuk e dinte se po firmoste për të kaluar te Shqipëria. Fëmija nuk do të luaj te Shqipëria, ai do Greqinë. 

Në Shqipëri tani e quajnë “tradhtar” dhe në Greqi disa i thonë: “O shqiptar nuk  do të bëhesh kurrë grek”. Të huaj andej, të huaj këtu. Vazhdoj të qaj me atë që na ka ndodhur në ditët e fundit”, tha nëna e Ndojit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Nominimet për çmimet Grammy: Lamar, Adele, Beyonce

Story i radhës

Penov: Të gjitha komunat t’i respektojnë rekomandimet për kursim të energjisë elektrike

Të fundit nga

Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes

Kultivuesit e Lakrave sivjet janë ndarë të kënaqur me këtë kulturë bujqësore, kjo për faktin se këtë vit ato kanë pasur një çmim pothuajse trefish më të lartë krahasuar me vitet paraprake.

Pesë të vdekur nga zjarri në LA

Zjarret vazhduan të tërbojnë mbi më shumë se 27,000 hektarë në Kaliforninë Jugore, ndërsa ekuipazhet luftuan me flakët dhe më shumë se 150,000 njerëz u evakuuan, përcjell Bota sot. Të paktën pesë

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë
ShkoLartë