nen shoqerine e flamurit grek kurti shperndan nje mesazh frymezimi per rrugen e kosoves drejt be se 64e4ecf73d19c

Nën “shoqërinë” e flamurit grek, Kurti shpërndan një mesazh frymëzimi për rrugën e Kosovës drejt BE-së

August 22, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, të hënën dhe të martën ka qëndruar në Greqi, ku mori pjesë në një darkë joformale me liderë të Ballkanit Perëndimor, për të shënuar 20 vjetorin e Samitit të Selanikut.

Së fundmi, shefi i ekzekutivit ka postuar një fotografi nga Selaniku, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një mesazh reflektimi për, siç tha ai, rrugëtimin që ka bërë Kosova drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

“Derisa po qëndroj këtu, 2 dekada pas Samitit të Selanikut, më kujtohet rrugëtimi që Kosova ka bërë drejt BE-së, një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur për paqe dhe demokraci”, ka shkruar Kurti, në platformën “X”.

“Derisa Evropa është aktualisht dëshmitare e një lufte, kjo po më rikujton edhe njëherë se uniteti dhe përfshirja në BE është e vetmja rrugë përpara”, shkroi tutje.

Kryeministri Kurti mori pjesë në këtë event në Athinë, me ftesë të homologut të tij kroat, Kyriakos Mitsotakis.

MARKETING

RENT A CAR

kulluri pd duhet te jape nje mesazh te qarte me 2 shtator qe sdo te kete me bashkepunim me berishen 64e4eadc2fe04
Story i mëparshëm

Kulluri: PD duhet të japë një mesazh të qartë me 2 shtator, që s’do të ketë më bashkëpunim me Berishën

cozman dhe tuna ne te njejten kohe me pushime detajet qe po ngitin dyshimet se jane bashke 64e4ecfb7b0ad
Story i radhës

Cozman dhe Tuna në të njejtën kohë me pushime, detajet që po ngitin dyshimet se janë bashkë

Të fundit nga

ShkoLartë