nen moton kuvendi per qytetaret i hapur dhe i pergjegjshem nga komuna e resnjes fillon karvani parlamentar 681dbe8e093de

Nën moton “Kuvendi për qytetarët, i hapur dhe i përgjegjshëm”, nga komuna e Resnjës fillon karvani parlamentar

May 9, 2025
1 minut lexim

Nën moton “Kuvendi për qytetarët, i hapur dhe i përgjegjshëm”, Karvani parlamentar prej sot do të vizitojë disa komuna në mbarë vendin. Destinacioni i parë i karvanit është Komuna e Resnjës, ku do të organizohen disa aktivitete për komunikim të qytetarëve me deputetët, në praninë e përfaqësuesve të Shërbimit të Kuvendit, të zyrave për kontakt me qytetarët, komunat, institucionet publike lokale, institucionet arsimore, organizatat lokale civile, si dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare, të cilat ndihmojnë në zbatimin e ngjarjes.

Kuvendi edhe këtë vit organizon Karvan parlamentar – manifestim i cili, siç informojnë nga shërbimi për media i Kuvendit, ka për qëllim ta afrojë pushtetin ligjvënës tek qytetarët dhe të mundësojë përfshirje më të madhe të opinionit në debatin demokratik dhe në përgatitjen e zgjidhjeve ligjore të cilat do ta përmirësojnë jetën.

Në periudhën deri në mes të qershorit, karvani për vitin 2025 do t’i vitizojë edhe Krushevën, Kriva Pallankën, Vllandovën, Negotinën, Tetovën, Kërçovën dhe Kumanovën, si komuna që nuk ishin vizituar gjatë Karvanit të mëparshëm parlamentar në vitin 2023. Manifestimi përfundimtar, sërish, edhe këtë vit është parashikuar të mbahet në Shkup – në rrethinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga shërbimi për media i Kuvendit theksojnë se përmes aktiviteteve të ndryshme në vendet qendrore në qytete dhe komuna do të dërgohen mesazhet e rëndësishme të manifestimit “Kuvendi për qytetarët” dhe “Të hapur dhe të përgjegjshëm”, ndërsa me qëllim që të nënvizohet se shtëpia ligjvënëse është e përgjegjshme si institucion para qytetarëve.

Karvani parlamentar do të sigurojë praninë e deputetëve në komuna ose në njësitë zgjedhore prej ku janë zgjedhur. Kjo është mundësi, ku citohet në kumtesë, deputetët t’i dëgjojnë përshtypjet e qytetarëve për punën e Kuvendit dhe të njoftohen me problemet të cilat kërkojnë nismë ligjvënëse.

Ky aktivitet i Parlamentit është në kuadër të Programit për Mbështetje Parlamentare (PMP) për vitin 2025, i mbështetur financiarisht nga Konfederata Zvicerane, ndërsa i zbatuar në bashkëpunim me NDI, CUP dhe IDSCS.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

xheneta terheq vemendjen me veprime te cuditshme pas perfundimit te lidhjes me gjestin 681dba57359bc
Story i mëparshëm

Xheneta tërheq vëmendjen me veprime të çuditshme pas përfundimit të lidhjes me Gjestin

vrasja ne shtip arrestohet dorasi dhe kater ndihmesit e tij 681dbe91b1dcb
Story i radhës

Vrasja në Shtip, arrestohet dorasi dhe katër ndihmësit e tij

Të fundit nga

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh. Bëhet e ditur se pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan
ShkoLartë