Nën akuzë për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, rrihet në burg një nga të dyshuarit

1 minut lexim

Njëri prej të dyshuarve për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë, është rrahur në ambintet e burgut.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat raportojnë se ai është dhunuar nga të dënuarit e tjerë në ambientet e paraburgimit ku po mbahet.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Ekrem Rexhepi, i cili është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë dhe për këtë arsye është transferuar në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i të dyshuarit i cili shton se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe se klienti refuzon të tregojë sesi ka ndodhur ngjarja.

“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi është sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta”, tha avokati./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rita Ora flet pas koncertit madhështor në Tiranë: Faleminderit që keni dalë për të bërë histori me mua

Story i radhës

Rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, prokuroria e Tiranës mbyll hetimet!

Të fundit nga