Fshati Kostërnik i Kumanovës ka pasur dhe ka shumë futbollistë e dashamirë të sportit që kanë kontriubuar ndër vite për KF Kostërniku.
Njëri ndër ta është Nehat Selimi, dikur futbollist e tani trajner futbolli në KF Kostërniku, që garon në Ligën futbollistike komunale të Kumanovës, grupi “B”.
Selimi me futboll ka nisur të merret që nga viti i largët 1976 të shekullit të kaluar, kurse pas karrierës ka punuar trajner në klubin e fshatit KF Kosturniku, i themeluar në vitin 1990, duke mos pushuar aktivitetin e tyre deri në ditët e sotme.
Nehat Selimi as sot e kësaj dite nuk di të ndalet, vazhdon të jetë aktiv edhe tani kur mbi supe ka 64 vjet.
Burimi: botasot.info