nedim bajrami nuk eshte me beqar zbulohet bukuroshja qe ia ka rrembyer zemren 67f8278ee4e9d

Nedim Bajrami nuk është më beqar, zbulohet bukuroshja që ia ka rrëmbyer zemrën

April 10, 2025
1 minut lexim

Një nga futbollistët më simpatik të Kombëtares ka ndryshuar statusin. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Nedim Bajrami është duke kaluar një romancë me moderatoren e njohur në Kosovë, Lorina Dula.

Të dy janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, ndërsa gazeta zbulon që prej pak kohësh, mesfushori nuk është më beqar. Lorina jeton në Prishtinë dhe është moderatore e një emisioni sportiv në “Klan Kosova”.

Ajo bëri bujë me emisionin “Euroshow” gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian në Gjermani verën e kaluar.

Që nga muaji nëntor, Lorina ka ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe siç duket nuk mungojnë pozimet edhe me fanellën kuqezi, e cila me shumë mundësi është dhuruar nga djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën.

Të dy janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë në rrjetet sociale.

BAJRAMI Nedimi është duke vijuar aventurën e tij në kampionatin skocez. I blerë me shumë bujë nga Rejnxhërs, Bajrami e nisi mirë dhe u duk sikur u përshtat shpejt në një ambient të ri. Disa gola dhe paraqitje të mirë në Ligën e Europës, dukej se gjithçka do të shkonte perfekt për mesfushorin.

Por, kurba e tij vijoi në rënie. Bajrami e humbi vendin si titullar dhe nuk luan nga fillimi në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat. Ai u preferua vetëm në ndeshjen e kthimit në “Europa League” kundër Fenerbahçes, ku ekipi humbi.

Ditën e sotme, Bajrami me Rejnxhërsin do të sfidojnë Atletik Bilbaon në shtëpi, në fazën çerekfinale të Ligës së Europës dhe nuk dihet nëse 26-vjeçari do të jetë në formacion. Mesfushori, i cili prej kohësh është spostuar në krah, u kritikua edhe për paraqitjen e dobët në ndeshjen me Anglinë, teksa kundër Andorrës, ishte një prej lojtarëve, të cilin Silvinjo e uli në stol.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kru gjakova ben vendosjen e gypit te ri ne krushe te madhe 67f8265d6fd7c
Story i mëparshëm

KRU “Gjakova” bën vendosjen e gypit të ri në Krushë të Madhe

murtezani rasti i rmv se eshte i vetmi qe kemi veto mbi ceshtjet e identitetit 67f82bc540a22
Story i radhës

Murtezani: Rasti i RMV-së është i vetmi që kemi veto mbi çështjet e identitetit

Të fundit nga

BDI tani i del në mbrojtje Arben Taravarit

Nga BDI i kanë dalë në mbrojtje Arben Taravarit, pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, se ai nuk bashkëpunon me BDI-në dhe se do të ishte keq nëse e bën këtë Taravari.
ShkoLartë