nedellkov viti shkollor te perfundoje me 10 qershor te realizohet programi 62727c7e59e5c

Nedellkov: Viti shkollor të përfundojë më 10 qershor, të realizohet programi

May 4, 2022
1 minut lexim
jakim nedellkov 780x439 1

Kryetari i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK) Jakim Nedellkov, sot deklaroi se negociatat me Qeverinë për grevën në arsim, do të vazhdojnë atje ku kanë mbetur. Ai tha se “fatmirësisht nuk do të nisin prej në zero”.

Nedellkov tha se të gjithë presin që dalja nga kjo grevë të jetë me rezultat pozitiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Realisht të gjithë kemi pritje të dalim nga kjo grevë me rezultat pozitiv, jo me fitues, por si partnerë socialë, të cilët do të gjejnë zgjidhje të përbashkëta, në të cilën nuk do të ketë fitues dhe humbës. Ne e hapëm kutinë e Pandorës për ngritjen e vetëdijes së punës, për të ngritur kërkesat e punëtorëve në lidhje me respektimin e ligjeve dhe kontratave kolektive, sidomos të këtij ligji për pagën minimale, që prek absolutisht çdo punëtor në vend. Ky është ndoshta suksesi më i madh që SASHK-u ka bërë në emër të të gjithë punëtorëve në vend. Përfitimi më i madh është hapja e kutisë së Pandorës për harmonizimin e pagave në të gjitha aktivitetet si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, tha Nedelkov.

Në lidhje me vitin shkollor, Nedelkov tha se puna e Byrosë për zhvillimin e arsimit është që të vlerësojë se sa orë mësimore u mungojnë mësimdhënësve dhe të bëjë program që do të zbatohet deri më 10 qershor, me të cilin sipas ligjit do të përfundojë viti shkollor./

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sot vetem 3 raste me covid 19 ne kosove asnje vdekje 62727c3d9e711
Story i mëparshëm

Sot vetëm 3 raste me Covid-19 në Kosovë, asnjë vdekje

rmv regjistrohen 135 raste te reja me koronavirus 62727daa7fee7
Story i radhës

RMV / Regjistrohen 135 raste të reja me koronavirus!

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Hënë 19 maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete po aq e bukur dhe emocionuese si ne fillimet e lidhjes. Do dashuroheni si dy adoleshente dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret duhet t’i shohin
ShkoLartë