Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) Jakim Nedellkov thotë se greva e paralajmëruar për më 11 prill do të vazhdojë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre por e palejueshme është ato të plotësohen me projektime të buxhetit për vitin 2023.
Raund i ri i bisedimeve me Qeverinë, siç deklaroi ai, është përcaktuar për të hënën kur shpreson se përfaqësuesit qeveritar të dalin me ofertë të caktuar.
SASHK kërkon ndjekje të përqindjes së rritjes së pagës minimale në fakt për 18,4 për qind për të rritur pagat pastaj për të gjetur zgjidhje sistematike edhe në të ardhmen të mos protestohet gjithnjë kur të rritet paga minimale.
“Ne jemi për dialog. Këtë e kemi treguar edhe dëshmuar deri më tani. Edhe para katër viteve kërkuam me ngulm rritje të pagës minimale, për tu harmonizuar edhe me pagat tjera. Katër vite lutemi për të tejkaluar këtë gjendje”, tha Nedellkovski sonte në ditarin e lajmeve në televizionin Sitell.