Si ka shkuar kjo martesë në këto 11 muaj dhe si hytë në atë martesë si Aleancë për Shqiptarët?
Kështu i ka pyetur në ClickPlus analisti politik Besim Nebiu, dy ish ministrat pro-Taravari, Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti.
“Me shumë probleme, me shumë sfida”, është përgjigjur mes tjerash Aliu.
Ndërkaq Fatmir Mexhiti ka shtuar:
“Unë një natë para se të zgjidhem ministër, kam kujdestaruar në Klinikën e Neurologjisë dhe e di çfarë do të thotë të mos kesh sapun të lëngshëm në Klinikë për të larë duart. Kjo është diçka e dhimbshme”.
Burimi: tv21