Në Vushtrri po zbatohet kënaqshëm Ligji për përdorimin e Gjuhëve

October 31, 2024
1 minut lexim

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ka realizuar vizitë në Komunën e Vushtrrisë, ku është pritur nga nënkryetarja komunës, Hava Mlinaku, kryetari i Komitetit për Komunitete të Branislav Vuksanovic dhe anëtarët e këtij komiteti.

Kuvendi i Kosovës njofton se gjatë takimit anëtarët e Komisioni dhe nënkryetarja e Komunës, Hava Mlinaku diskutuan lidhur me gjendjen e përgjithshme të komuniteteve nga aspekti i integrimit, mirëqenien sociale, çështjen e punësimit, arsimimit, ndarja e bursave për arsimin e lartë, projektin infrastrukturor dhe çështja e kthimit.

U mor informatë zyrtare se në Komunën e Vushtrrisë zbatohet në mënyrë të kënaqshme Ligji për përdorimin e Gjuhëve. Në nivelin komunal, gjuha serbe dhe gjuha turke kanë status si gjuhë në përdorim zyrtar, sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj.

“Në aspektin e bashkëpunimit ndër komunal dhe bashkëpunimit me institucionet qendrore është në nivel të duhur, përveç nevojës së forcimit të bashkëpunimit me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim lidhur me çështjen e komuniteteve jo shumicë, në këtë komunë.Si shembull i multietnicitetit, nuk hasen probleme në mes komunitetit jo shumicë, përkundrazi ka bashkëpunim ndëretnik, në të gjitha sferat e jetës”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidentja nga universitet amerikane: Po punohet që studentët e Kosovës të kenë po të njëjtat kushte

Story i radhës

“Të butë e të dashur, por një thikë me dy tehe!” – Njihuni me 4 shenjat e zodiakut që nuk premtojnë të jenë partnerët më të mirë

Të fundit nga

ShkoLartë