Në vitin e një “udhëkryqi”, nuk ka verë për politikanët

Aktivitetet e partive politike në kanë të ndaluar këtë verë, me gjithë temperaturat skëterrë, në pritje të epilogut me ndryshimet kushtetuese nga njëra anë dhe kërkesën për zgjedhje të shpejta në vjeshtë të bllokut opozitar nga ana tjetër, apo zgjedhjet presidenciale në pranverë, e më pas edhe zgjedhje parlamentare, siç insiston pushteti.

Këto ditë fokusi është tek amendamentet kushtetuese, por në këtë kompleks zhvillimesh sociale (amendamentet kushtetuese në një vit zgjedhor dhe udhëkryq rreth negociatave me BE-në), në sipërfaqe dalin tema jo aq naive si ajo me minierën e Ilovicës, arrestimet dhe rastet e korrupsionit dhe krimit, sërish pretendimet për përgjime të mundshme…

Ndër shembujt e fundit të gjuajtjes së pikëve të mundshme politike ishte mosgrumbullimi i plehrave nga kryeqyteti nga punonjësit e Higjienës Komunale, të cilët protestonin për pushimet nga puna. Në terren kjo u kthye në një “betejë politike”, në të cilën përveç drejtorit të Ndërmarrjes Publike dhe kryetares së Shkupit, siç pritej për shkak të numrit të kryetarëve të komunave, ishte përfshirë edhe partia opozitare. Kështu, qytetarët e Shkupit, përveç që panë mbeturina në rrugët e tyre, ishte lajmi kryesor në të gjitha mediat dhe kanalet e komunikimit.

Pjesa më e madhe e partive prej kohësh i kanë filluar aktivitetet e tyre në terren dhe organizuan takime me qytetarë – LSDM dhe koalicioni patën fushatë “Krah për krah”, VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Kjo është Maqedonia e të gjithëve”, BDI-ja organizon takime me anëtarët për ta stabilizuar gjendjen në parti pas aktiviteteve të “Grupit të zjarrit”, por aktivitete kanë edhe “E Majta”, Besa, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, LDP e cila po përgatit platformë zgjedhore….

Një pjesë e të a.q. “Grupi i zjarrit” i BDI-së paralajmëroi se më 13 gusht do të formojë lëvizje të re politike, ndërsa në opinion dolën informacione se këtë do ta bëjnë edhe persona të tjerë të politikës.

Edhe pse në pranverë duhet të ketë zgjedhje presidenciale para atyre parlamentare, ato duket se janë nën hijen e gjithçkaje që ndodh në planin politik. Përgjigja zyrtare nga partitë është se ende nuk flitet për kandidaturat e mundshme. Presidenti aktual Stevo Pendarovski ka një fushatë mjaft mbresëlënëse në rrjetet sociale nga aktivitetet zyrtare dhe takimet me qytetarët, por edhe me bashkëshorten e tij.

Në opinion po spekulohet edhe me emra të tjerë, por nuk ka asnjë konfirmim, të paktën tani për tani. Vihet re vetëm se disa politikanë po e shtojnë praninë e tyre si në terren ashtu edhe në rrjetet sociale. Për shembull, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, Stojançe Angelov, por edhe disa nga kryetarët e komunave të Shkupit, kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrevski e të tjerë.

Nga LSDM-ja në pushtet për MIA-n thotë se ata vazhdimisht janë në terren, me qytetarët.

LSDM-ja e zgjedh sekretarin e ri organizativ dhe periudhën e verës partia do ta shfrytëzojë edhe për aktivitete të reja operative.

Duke u përqendruar në amendamentet e Kushtetutës, nga partia potencojnë se procesi i ndryshimeve kushtetuese është i rëndësishëm për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe LSDM si parti e përgjegjshme do të bëjë gjithçka që procesi të jetë i suksesshëm dh të bëhemi anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

LSDM, potencojnë nga partia, i shfrytëzon të gjitha kanalet e komunikimit, drejtpërdrejt me qytetarët, por edhe përmes mediave, platformave tradicionale dhe digjitale, rrjeteve sociale, mediat digjitale…

Nga VMRO-DPMNE në opozitë paralajmërojnë ofensivë në terren dhe vizita derë më derë, ndërsa njerëzit e parë të partisë tashmë janë dukembajtur takime me odat, sindikatat dhe aktorët e tjerë shoqërorë.

VMRO-DPMNE javën e kaluar publikoi se të rinjve do t’i bashkohet me podkastin e quajtur “UMSTalks”.

Nga Aleanca për Shqiptarët për MIA-na informojnë se pavarësisht se kur të mbahen zgjedhjet, mbeten në komunikim të rregullt me qytetarët dhe anëtarësimin e tyre, përmes aktiviteteve të ndryshme dhe formateve të komunikimit.

“Gjatë kësaj periudhe pason një riorganizim intensiv në të gjithë territorin, më pas pasojnë zgjedhjet për degët e Forumit Rinor dhe Kuvendit të grave dhe pas rritjes së numrit të anëtarëve të rinj, bëhet regjistrimi dhe sistemimi i anëtarëve të rinj nga degët dhe organet tona partiake. Gjithashtu këtë periudhë kemi takime me qytetarët ku zyrtarët tanë dëgjojnë drejtpërdrejt propozimet, vërejtjet dhe kërkesat e tyre për rritjen e performancës së qeverisjes sonë dhe zgjidhjen e problemeve të tyre”, informojnë për MIA-n nga ASH-ja.

Ata mbeten të hapur me të gjitha mediat për komunikim, përmes deklaratave të drejtpërdrejta, konferenca shtypi, pjesëmarrje në emisione dhe në rrjetet sociale për publikimin dhe promovimin e mesazheve, planeve dhe aktiviteteve të tyre.

“Vlerësojmë se komunikimi i drejtpërdrejtë dhe i rregullt është mënyra më e mirë për të plotësuar nevojat e qytetarëve dhe për t’i përmbushur ato. Gjithashtu, ne mbetemi të përkushtuar për hapjen e rrugës evropiane duke votuar ndryshimet kushtetuese, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe procesin e reformave”, thonë nga ASH-ja.

Story i mëparshëm

Asnjë pritje në aeroport, mbi 115 fluturime priten sot në vajtje-ardhje

Story i radhës

E ironizoi për këndimin live, Dafina i përgjigjet Aleksandër Gjokës

Të fundit nga