Në vitin 2024 inflacioni pritet të ulet në 3%! Banka Popullore: Ndikojnë ulja e çmimeve dhe stabilizimi i tyre në vazhdim

Ulja  e çmimeve gjatë këtij viti dhe stabilizimi i mëtejshëm gjatë vitit 2024,  sipas Bankës Popullore do të ndikojë  në uljen e inflacionit. Respektivisht nga 9% sa është tani, në afat të mesëm parashihet  inflacioni të bie nën 3%, përcjell TV21. Pritet edhe ulje e deficitit nga 6% që është tani në 3%.

Sipas Bankës Popullore projeksionet financiare neto hyrëse do te jenë të mjaftueshme që në total të financohet deficiti i llogarisë rrjedhëse.

Megjithatë, edhe përskaj parashikimeve pozitive nga të gjitha analizat e bëra si përfundim rreziqet që shkaktuan  rritje të inflacionit ekzistojnë ende dhe përshkallëzimi i tyre mund të shkaktojë rritje të serishme të inflacionit./tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Dy-herë kampionët e Botës prezantojnë trajnerin e ri

Story i radhës

BE do të rrisë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor në luftën kundër kontrabandës së armëve

Të fundit nga