Në veri shfaqen posterë të Vuçiq, deklarohen nga Policia, hapet rast në Prokurori

June 30, 2024
1 minut lexim

Posterë me fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me mbishkrimin “Komandati suprem, po të presim”, janë vendosur në disa objekte në katër komunat veriore.

Rreth kësaj çështjeje, zëdhënësi i policisë për atë rajon, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin dhe tregoi se është hapur rasti ”Nxitje e Urrejtjes”.

‘’Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Kryetarit të Serbisë.

Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit është hap rasti Nxitje e Urrejtjes.

Nuk kemi të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit’’, tha ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjedhjet në Francë: E djathta ekstreme pritet të fitojë

Story i radhës

Tragjedi në Maqedoni! Një alpinist vdiq pasi ra në humnerë

Të fundit nga

ShkoLartë