Pritja në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend është rreth 30 minuta, ndërsa komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë kryesisht të thata, njofton AMSM.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është mesatar.
Përveç vendkalimit kufitar Tabanoc, në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.
AMSM njofton se të hënën me 05.09.2022, të martën 06.09.2022 dhe të mërkurën 07.09.2022, Pellagonia SHA Gostivar si kontraktues i punimeve do të vendos regjimin kohor të komunikacionit plotësisht të mbyllur në drejtimin rrugor Mavrovë – Zhirovnicë.
AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë, është e hapur për qarkullim deri më datë 01.10.2022 për automjete me peshë totale deri në 3.5.