Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga atje njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.