Në vend të vaksinës së hepatitit-B, foshnja një muajshe vaksinohet gabimisht kundër coronavirusit në Turqi

February 16, 2022
1 minut lexim

Një foshnjeje një muajshe i është dhënë vaksina anti coronavirus në vend të hepatitit-B në Turqi.

Shefi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive Pediatrike të Universitetit Ege, mjeku Zafer Kurugol, në një program televiziv ka thënë se foshnja është vaksinuar aksidentalisht kundër coronavirusit ndërsa familja e saj është informuar.

Pas ngjarjes, avokatja e familjes të Dilek Guzelit njoftoi se ka bërë kallëzim penal kundër infermieres dhe ekipit shëndetësor që ka administruar vaksinën, në lidhje me pretendimin se foshnja 1 muajshe është vaksinuar aksidentalisht me Pfizer në vend të vaksinës së hepatitit-B.

Ndaj infermierit që ka bërë vaksinën e gabuar janë marrë vetëm masa administrative me pezullim të përkohshëm nga puna, raporton t24.

Familja e vogëlushes ka pohuar se do të ankohet në gjykatë pasi që nuk janë të kënaqur me vendimin e spitalit.

Ndryshe, Turqia së fundi ka zbuluar vaksinën e tyre kundër COVID-19 të cilën e kanë emëruar Turkovac.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bylykbashi: 6 marsi tregon opozitën e vërtetë, do e thyejm edhe Edi Ramën

Story i radhës

Nicki Minaj shfaqet me flokë të kuqe dhe veshje të mahnitshme

Të fundit nga

ShkoLartë