ne vend te fajtoreve arrestojne viktimat reagim i fuqishem nga ish ushtari i uck se 67fa967f9dc75

Në vend të fajtorëve, arrestojnë viktimat – Reagim i fuqishëm nga ish-ushtari i UÇK-së!

April 12, 2025
1 minut lexim

Në një reagim të ashpër përmes një statusi në Facebook, ish-ushtari i UÇK-së, Xhem Baruti Lamallari, ka kritikuar arrestimet e fundit të disa zyrtarëve shtetërorë, duke i quajtur të padrejta dhe të manipuluara.

Lamallari ironizon duke përmendur edhe të ndjerin ministër Eshtref Alia, duke thënë: “Edhe i ndjeri Eshtref Alia ka qenë ministër, ndoshta shkojnë e kërkojnë tek varri.” Ai gjithashtu ka akuzuar prokurorinë për paaftësi të plotë.

Sipas tij, është e turpshme që janë arrestuar ish-ministra nga vitet 2011 dhe 2012, ndërkohë që dikush si Xhevat Selami, i cili ka vetëm katër muaj në detyrë, po mbahet përgjegjës. Ai veçon si skandaloze faktin që një diskotekë ka funksionuar për 13 vite pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet.

“Ja kanë tranu nanën në mëngjes policia ish-ministrit të ekonomisë, njëherit ambasador i Maqedonisë në Norvegji, Driton Q. Kuqi,” shprehet ai, duke shtuar se gjithçka është bërë me qëllim për të fshehur të vërtetën.

Lamallari thekson se ishte e pritshme që nuk u prekën zyrtarët lokalë të përfshirë: shefi i policisë në Koçani, komandanti i MPB në Shtip, zyrtarë të inspektoratit dhe drejtori i UJP për rajonin.

Në përfundim, ai paralajmëron se asnjë nuk do të mbajë përgjegjësi reale: “Do të lirohen pas tre muajsh dhe faji do të mbetet jetim…”

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

fitoi betejen me kancerin por per olivia munn nuk ishte e veshtire aktorja rrefen periudhen pas lindjes se djalit tumori nuk ishte asgje para kesaj 67fa924660c04
Story i mëparshëm

Fitoi betejën me kancerin por për Olivia Munn nuk ishte e vështirë! Aktorja rrëfen periudhën pas lindjes së djalit: Tumori nuk ishte asgjë para kësaj

mucunski eshte ne favor te rusise teza se be nuk do ta integroje kurre ballkanin perendimor 67fa968275f8d
Story i radhës

Mucunski: Është në favor të Rusisë teza se “BE nuk do ta integrojë kurrë Ballkanin Perëndimor”

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë