ne ut u mbajt punetori me teme dhuna dhe diskriminimi ne shkolla 67f00a82a6d03

Në UT u mbajt punëtori me temë “Dhuna dhe diskriminimi në shkolla”

April 4, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 4 prill – Në kuadër të projektit trevjeçar “Promovimi i një mjedisi të sigurt shkollor”, Fakulteti Pedagogjik organizoi sot me sukses një punëtori të avancuar me temën “Dhuna dhe diskriminimi në shkolla”. Kjo punëtori, me karakter ndërdisiplinor dhe interaktiv, mblodhi studentë nga të gjitha programet studimore, të cilët u angazhuan aktivisht në diskutime dhe në aktivitete praktike.

Aktiviteti u udhëhoq nga një ekip i përkushtuar i profesorëve të Fakultetit: Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, Prof. Dr. Besa Havziu-Ismaili, Prof. Dr. Ardita Ceka, Prof. Dr. Makfirete Ameti dhe Doc. Dr. Gëzim Xhambazi. Ata ndanë ekspertizën e tyre mbi fenomenet shqetësuese të dhunës dhe diskriminimit në mjedisin shkollor, duke ofruar perspektiva teorike dhe praktike për përballimin e tyre.

Qëllimet kryesore të punëtorisë ishin: Informimi i studentëve mbi format dhe pasojat e dhunës dhe diskriminimit në shkolla; Zhvillimi i aftësive për të identifikuar dhe zbatuar strategji për parandalimin e këtyre fenomeneve; Nxitja e sjelljes etike dhe empatisë në mjedisin arsimor; Hartimi i një plani konkret veprimi për përmirësimin e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve.

Studentët u shquan për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë punëtorisë. Përmes punës në grupe, simulimeve dhe luajtjes së roleve, ata analizuan situata reale të dhunës dhe diskriminimit, duke ofruar zgjidhje të bazuara në strategji kreative dhe bashkëkohore. Përvoja e tyre si ish-nxënës, e pasuruar me shembuj nga realiteti shkollor, solli diskutime të thelluara dhe sugjerime konkrete për ndryshime pozitive në shkolla.

Në përmbyllje të aktivitetit, pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikata për pjesëmarrje, si vlerësim për angazhimin dhe kontributin e tyre aktiv.

Ky aktivitet implementohet nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), në kuadër të projektit “Promovimi i një mjedisi të sigurt shkollor”. Projekti “Promovimi i një mjedisi të sigurt shkollor” zbatohet nga Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA në partneritet me Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar, Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë MEGJASHI dhe SMART AP – Laboratori për Inovacione Sociale, me mbështetje financiare nga Fondacioni i Fëmijëve Pestalozzi.

Aktiviteti i radhës që pritet në kuadër të këtij projekti do të jetë shpallja e thirrjes për grante për studentët e Fakultetit Pedagogjik në vlerë prej 3.000 eurove, për të realizuar aktivitete mbi promovimin e mjediseve të sigurta shkollore.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

gashi kisha nderin te mirepres ne kuvend kryetarin e asamblese parlamentare te nato s 67f00a823f1f2
Story i mëparshëm

Gashi: Kisha nderin të mirëpres në Kuvend, Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

vjedhje 80 milione eurosh berisha shperthen ashper balluku po shkaterron turizmin ne llogara 67f00fe409a4a
Story i radhës

“Vjedhje 80 milionë eurosh”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Balluku po shkatërron turizmin në Llogara

Të fundit nga

Ziberi: Gjykata kushtetuese të mos merret me politike

Avokati i Popullit, Naser Ziberi ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të Gjykatës Kushtetuese për prolongimin respektivisht ndërprerjen e “Balancuesit” po edhe tentimin e së njëjtës për kontestimin e Ligjit për
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë